Dhoma e Tregtise dhe Industrisë Elbasan në kuadrin e ristrukturimit të shërbimeve të saj ndaj bizneseve, anëtare të kësaj dhome, liston një sërë shërbimesh që do tu ofrohen:
- Informacin të vazhdueshëm mbi ndryshimet në legjislacionin përkatës që prekin aktivitetet e anëtarëve të saj.
- Informacion të vazhdueshëm mbi ndryshimet fiskale, si ato vendore, ashtu dhe qendrore.
- Lidhje me Dhomat e tjera simotra në vend, me qëllim forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ndërmjet firmave në veprimtaritë e tyre përkatëse dhe shkëmbimin e përvojave të ndërsjellta në aktivitetin e tyre.
- Lidhje me të gjitha Dhomat e Tregtisë, të atashuara në vendin tonë, me qëllim informimin e tyre mbi aktivitetet e biznesit në rajonin që mbulon Dhoma jone.
- Lidhje me Dhoma të vendeve fqinje dhe më larg, me qëllim informimin e tyre, mbi aktivitetet e biznesit në rajonin tone.
- Rindërtimin e faqes së internetit të Dhomës, duke integruar brenda të gjitha faqet e anëtarëve të saj, të cilët prezantohet tashmë me një faqe në Web.
- Marrja përsipër dhe ndërtimi i faqeve Web për anëtarët që nuk kanë një të tillë.
- Integrimi i faqes së Dhomës së Tregtisë dhe Industrise, Elbasan me atë të Bashkimit te Dhomeve të Shqipërisë.
- Rikonceptimi i faqeve të inernetit, duke i transformuar ato në faqe dinamike.
- Tërheqja e nevojave të bizneseve, anëtare të Dhomës tone, për:
- tregje lëndësh të para,
- tregje shitjesh të produkteve të tyre,
- teknologji, paisje, etj…
- Lidhja e këtyre tregjeve me bizneset përkatëse, anëtare të kësaj dhome.
- Informimi i bizneseve, anëtare të kësaj Dhome, me ndryshimet e çmimeve në bursa për mjete, lëndë të para dhe eksport të produkteve të tyre.
- Informimi i bizneseve, anëtare të Dh.T.I. Elbasan, mbi organizimin dhe zhvillimin e panaireve brenda dhe jashtë vendit.
- Marrje dhe dhënia e informacioneve të plota mbi këto panaire bizneseve përkatëse.
- Përgatitje e materialeve propagandistike dhe informuese të bizneseve në vijimësi si dhe në prag panairesh brenda dhe jashtë vendit.
- Ndërmjetësimi me organizatorët e panaireve mbi të gjithë problematikën që rrokin ato.
- Ndërtimi i një sistemi të asistencës dhe përfaqësisë juridike për anëtarët e dhomës.
- Ndërtimi i një asistence dhe përfaqësie fiskale për anëtarët e dhomës.
- Trainimi dhe përmirësimi i performancës së stafeve drejtuese dhe administratës së bizneseve, anëtare të kësaj dhome.
- Ndërmjetësimi me IriSoft për punojës stafesh të administratave dhe ato drejtuese të kualifikuar.
- Ndërmjetësim për konsulencë menaxheriale dhe marketingu, për bizneset, anëtare të kësaj dhome, në bazë të kontratës me IriSoft – Elbasan.
- Ndërmjetësim për mbështetje teknike nga specialistë gjermanë, duke bashkëpunuar me SES (Segior Experten sevice), nepërmjet IriSoft.
- Ndermjetesimi me Qendtren e Formimit Profesional dhe shkollat industriale per punonjes te kualifikuar.
Grumbullimi i kërkesave dhe nevojave në vijimësi të bizneseve, anëtare të kësaj Dhome, për mbështetjen, shtimin dhe përmirësimin e shërbimeve nga kjo dhomë.