Pjesëmarrja dhe prezantimi sa më i mirë i biznesit shqiptarë në expo apo panaire të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ishin në fokus të një takimi që zhvillova në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ku të ftuar ishim përfaqësuesit e Bashkimit Kombëtar të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe kryetarët e 12 dhomave të tregtisë dhe industrisë të qarqeve.
Ky takim shërbeu për të propozuar së bashku panairet kombëtare dhe ndërkombëtare ku duhet të marrin pjesë bizneset tona me prodhime “Made in Albania” .
Duhet që produkteve Shqiptare t’i japim zë në ato tregje ku janë shfaqur kërkesa të reja dhe në ato tregje ku produktet janë të konsoliduara dhe vetëm mbi bazën e kësaj njohjeje duhet të organizojmë panairet e vitit të ardhshëm.
Kemi tregjet e Azisë së Veriut, tregjet e lindjes së largët, të cilët kanë shprehur interes të vazhdueshëm për prodhimet shqiptare pasi ata kanë një ekonomi të hapur dhe duan shumëllojshmëri në treg. AIDA tashmë ka propozuar disa panaire ndërkombëtare për vitin 2017 të cilat janë:
Holandë 10-15 Janar 2017
Riva del Garda , Itali 14-17 Janar 2017
Moscone Ctr, San Francisco 22-24 Janar 2017
Biofaq Gjermani 15-18 Shkurt 2017
FoodexJapan në Tokio, Japoni 7- 10 Mars 2017
EXPO Wine Bordeaux 2017, Francë 18-21 Qershor 2017
NINGBO , Kinë Korrik 2017
The Micam 2017
Macfrut 2017
Vakantiebeurs (Panairi i pushimeve) 2017
Fancy Food 2017 në SHBA