DHOMA E TREGTISE DHE INDUSTRISE QARKU ELBASAN

BASHKIA E QYTETIT ELBASAN     ALB EXPO GROUP TIRANE    

 Drejtuar:

BIZNESMENEVE PRODHUES, TREGTARE, ARTIZANE, SHOQATAVE DHE ORGANIZATAVE TE NDRYSHME, ETJ.

Lënda: Ftesë për pjsëmarrje në Panairin « Dita e Verës 2013 »

Kemi kënaqësinë t’Ju njoftojmë, të merrni pjesë në edicionin e gjashtëmbëdhjetë të panairit të përgjithshëm,

“Dita e Verës 2013”, nga data 12-14 Mars 2013, të organizuar nga

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Qarkut Elbasan, Bashkia Qytetit Elbasan dhe kompania Albexpo Group Tiranë

Panairi do të zhvillohet në pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”

Në këtë panair marrin pjesë shumë kompani nga vendi dhe rajoni, me aktivitete të fushave të ndryshme të prodhimit, tregtise, shërbimeve etj..

Gjate ditëve të panairit në ambjentet e tij do të organizohen konferenca shtypi, prezantime kompanish, të cilat plotësojne kuadrin viziv të panairit.

Suksesi i panairit garantohet nga eksperienca dhe përvoja e fituar në këtë fushë.Dëshirojmë që ky panair të jetë në interesin tuaj.

Në rast konfirmimi na dërgoni kopjen e kontratës e cila duhet të kthehet  e firmosur nga ana juaj brenda datës 8 Mars 2013.

Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni në www.ccielb.org ose na kontaktoni në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Qarkut Elbasan me:

Cel:   0682262213, 0696758976

E-mail:     cciel@albmail.com ;   info@ccielb.org

Me respekt:

Edmond POPA

Sekretari & Drejtori Organizativ i Panairit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Fill out this field
Fill out this field
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
You need to agree with the terms to proceed

Menu