Themelimi i dhomes se pare tregtare ne Elbasan (Mars1923)
Pas qarkores se dhene nga Ministria e Brendeshme nr.1289/17 date 21 janar 1923, per formimin e Dhomes Tregtare, Prefektura ne baze te nenit 3 dhe 4 te ligjit ngarkoi Bashkine per te zbatuar kete urdher, (marre nga gazeta “Ura e Shkumbinit” e dates 23 mars 1923).
Kryesia e Bashkise therret per formimin e Dhomes Tregtare te gjithe tregtaret dhe esnafet e ndryshem qe ushtronin aktivitetin ne qytetin e elbasanit qe perbeheshin rreth 663 vete.
Me date 4 mars 1923, pas nje votimi te dyte, ne nje mbledhje qe u be ne Bashki, nen kryesine e kryetarit te saj, ku u thirren per te marre pjese te gjithe tregtaret dhe dyqanxhijte e qytetit u zgjodhen dhjete perfaqesues.
Me date 9 mars 1923, nen kryesine e Prefektit te dhjete te zgjedhurve nga Bashkia ju bashkuan dhe dhjete zgjedhes te tjere te zgjedhur nga prefektura dhe sebashku keta votuan per Keshillin e Dhomes Tregtare.
Pas perfundimit te zgjedhjeve, Prefekti miratoi listen prej 26 vetesh te zgjedhur dhe kerkoi nga Drejtoriae Finances klasen e sejcilit prej tregtareve qe u zgjodhen si anetar te kryesise se Dhomes Tregtare.
Ajo perbehej nga: nente vete ishin ne klasen e pare, shtate vete ishin ne klasen e dyte, gjashte vete ishin ne klasen e trete, kater vete ishin te pa regjistruar ne Drejrorine e Finances.
Kjo liste e zgjedhesve u shpall dhe nga gazeta “Ura e Shkumbinit” me date 4 prill 1923.
Menu