•  

    Tetor 2017
    H M M E P S D
    « Jan    
     1
    2345678
    9101112131415
    16171819202122
    23242526272829
    3031  
  • Home
  • /Biznese
  • /Shërbimet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Elbasan

Shërbimet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Elbasan

Dhoma e Tregtise dhe Industrisë Elbasan në kuadrin e ristrukturimit të shërbimeve të saj ndaj bizneseve, anëtare të kësaj dhome, liston një sërë shërbimesh që do tu ofrohen:

  1. Informacin të vazhdueshëm mbi ndryshimet në legjislacionin përkatës që prekin aktivitetet e anëtarëve të saj.
  2. Informacion të vazhdueshëm mbi ndryshimet fiskale, si ato vendore, ashtu dhe qendrore.
  3. Lidhje me Dhomat e tjera simotra në vend, me qëllim forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ndërmjet firmave në veprimtaritë e tyre përkatëse dhe shkëmbimin e përvojave të ndërsjellta në aktivitetin e tyre.
  4. Lidhje me të gjitha Dhomat e Tregtisë, të atashuara në vendin tonë, me qëllim informimin e tyre mbi aktivitetet e biznesit në rajonin që mbulon Dhoma jone.
  5. Lidhje me Dhoma të vendeve fqinje dhe më larg, me qëllim informimin e tyre, mbi aktivitetet e biznesit në rajonin tone.
  6. Rindërtimin e faqes së internetit të Dhomës, duke integruar brenda të gjitha faqet e anëtarëve të saj, të cilët prezantohet tashmë me një faqe në Web.
  7. Marrja përsipër dhe ndërtimi i faqeve Web për anëtarët që nuk kanë një të tillë.
  8. Integrimi i faqes së Dhomës së Tregtisë dhe Industrise, Elbasan me atë të Bashkimit te Dhomeve të Shqipërisë.
  9. Rikonceptimi i faqeve të inernetit, duke i transformuar ato në faqe dinamike.
  10. Tërheqja e nevojave të bizneseve, anëtare të Dhomës tone, për:
    1. tregje lëndësh të para,
    2. tregje shitjesh të produkteve të tyre,
    3. teknologji, paisje, etj…
    4. Lidhja e këtyre tregjeve me bizneset përkatëse, anëtare të kësaj dhome.
    5. Informimi i bizneseve, anëtare të kësaj Dhome, me ndryshimet e çmimeve në bursa për mjete, lëndë të para dhe eksport të produkteve të tyre.
    6. Informimi i bizneseve, anëtare të Dh.T.I. Elbasan, mbi organizimin dhe zhvillimin e panaireve brenda dhe jashtë vendit.
    7. Marrje dhe dhënia e informacioneve të plota mbi këto panaire bizneseve përkatëse.
    8. Përgatitje e materialeve propagandistike dhe informuese të bizneseve në vijimësi si dhe në prag panairesh brenda dhe jashtë vendit.
    9. Ndërmjetësimi me organizatorët e panaireve mbi të gjithë problematikën që rrokin ato.
    10. Ndërtimi i një sistemi të asistencës dhe përfaqësisë juridike për anëtarët e dhomës.
    11. Ndërtimi i një asistence dhe përfaqësie fiskale për anëtarët e dhomës.
    12. Trainimi dhe përmirësimi i performancës së stafeve drejtuese dhe administratës së bizneseve, anëtare të kësaj dhome.
    13. Ndërmjetësimi me IriSoft për punojës stafesh të administratave dhe ato drejtuese të kualifikuar.
    14. Ndërmjetësim për konsulencë menaxheriale dhe marketingu, për bizneset, anëtare të kësaj dhome, në bazë të kontratës me IriSoft – Elbasan.
    15. Ndërmjetësim për mbështetje teknike nga specialistë gjermanë, duke bashkëpunuar me SES (Segior Experten sevice), nepërmjet IriSoft.
    16. Ndermjetesimi me Qendtren e Formimit Profesional dhe shkollat industriale per punonjes te kualifikuar.

Grumbullimi i kërkesave dhe nevojave në vijimësi të bizneseve, anëtare të kësaj Dhome, për mbështetjen, shtimin dhe përmirësimin e shërbimeve nga kjo dhomë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*